Futi celular në qeli, pranga stomatologut të burgut të Peqinit

Shqipëria

Futi celular në qeli, pranga stomatologut të burgut të Peqinit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Një stomatolog në burgun e Peqinit ka përfunduar në prangat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Alfrim Hasan Kulla, 50 vjeç u arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në ambientet e burgimit’.

Ndalimi është bërë sot paradite në zyrën e stomatologut në IEVP Peqin, në zbatim të Urdhër Ndalimit të lëshuar nga prokuroria.

"Në datë 17 janar 2019  në ambientet e përbashkëta (tualete) të njërit nga sektorët e IEVP Peqin, është gjetur i fshehur një telefon celular. Pasi janë kryer veprimet hetimore, SHKBB i ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga hetimi i çështjes ka rezultuar se futja e këtij celulari në ambientet e brendshme të burgut është bërë nga stomatologu i institucionit, Alfri Kulla", sqaron Ministria e Drejtësisë.

Në këto kushte organi i prokurorisë ka nxjerrë Urdhër Ndalimin, i cili është ekzekutuar nga oficerët e SHKBB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat