SHKBB ndalon stomatologun e IEVP Peqin, futi sende të ndaluara në burg

Shqipëria

SHKBB ndalon stomatologun e IEVP Peqin, futi sende të ndaluara në burg

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:04
Ilustrim

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka ndaluar shtetasin Alfri Hasan Kulla, 50 vjeç, me detyrë stomatolog në Institucionin e Ekzekutimit të Vuajtjes së Vendimeve Penale Peqin, pasi dyshohet ka konsumuar elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluar në ambjentet e regjimit të burgimit nga persona, të cilët kanë për detyrë ruajtjen e tyre”, parashikuar nga neni 324a/2 i Kodit Penal.

Ndalimi është bërë sot paradite në zyrën e stomatologut në IEVP Peqin, në zbatim të Urdhër Ndalimit të lëshuar nga prokuroria, bazuar mbi materialet e referura nga SHKBB.
Në datë 17 janar 2019 në ambjentet e përbashkëta (tualete) të njërit nga sektorët e IEVP Peqin, është gjetur i fshehur një telefon celular. Pasi janë kryer veprimet hetimore, SHKBB i ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan. Nga hetimi i çështjes ka rezultuar se futja e këtij celulari në ambjentet e nrendshme të burgut është bërë nga stomatologu i institucionit, Alfri Kulla. Në këto kushte organi i prokurorisë ka nxjerrë Urdhër Ndalimin, i cili eshtë ekzekutuar nga oficerët e SHKBB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat