Vendi i Edi Ramës është burgu 313.
Kjo është deklarata e bërë nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili këtë pasdite ka vizituar protestuesit në zonën e Astirit, banorët e të cilit preken thellësisht nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës.
Në fjalën e tij para medias, Basha tha se vendi i kryeministrit shqiptar është vetëm burgu 313 në kryeqytet.
Sipas kryedemokratit, shteti ka rënë dhe qeveria ka shitur Shqipërinë e shqiptarët për interesat e një grushti oligarkësh. Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen për të protestuar dhe të bashkohen masivisht me opozitën në shkurt për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të socialistëve.
‘Vendi i Edi Ramës është vetëm në burgu 313, bashkë me hajdutët e tij. Aty është i vetmi vend për Ramën dhe ne nuk do të lejojmë që ai të arratiset nga Shqipëria, por do e çojmë në qeli’, tha Basha.