Gjuha banale në Kuvend, Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës, kërkon të qeverisë Shqipërinë!

Shqipëria

Gjuha banale në Kuvend, Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës, kërkon të qeverisë Shqipërinë!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:00
Elisa Spiropali

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me gjuhën jo etike të përdorur në kuvend, gjatë debateve të kësaj të enjte.

“Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë”, shkruan Elisa Spiropali, në një reagim në Twitter.

“I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit #egjithëvëmendjateknjerëzit”, e mbyll reagimin ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat