SPAK, aplikojnë edhe 2 prokurorë të tjerë, shkon në 5 numri i kandidatëve

Shqipëria

SPAK, aplikojnë edhe 2 prokurorë të tjerë, shkon në 5 numri i kandidatëve

Më: 31 janar 2019 Në ora: 19:28
Ilustrim

Garës për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion i janë shtuar edhe dy kandidatë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e tyre, kur na ndajnë edhe gjashtë ditë nga mbyllja e aplikimeve. Dy aplikimet e reja vijnë nga radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të cilët janë: Doloreza Musabelliu dhe Eugen Beci.

Më herët për të qenë pjesë e strukturave të SPAK kanë aplikuar Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho. Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat