Rama nuk e le me aq, shpërthen rëndë ndaj Berishës: Më është futur në shtëpi si hajdut…

Shqipëria

Rama nuk e le me aq, shpërthen rëndë ndaj Berishës: Më është futur në shtëpi si hajdut…

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 04:11
Kryeministri Rama

Në një dalje jo të zakontë mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama i është përgjigjur sërish Sali Berishës, lidhur me përplasjet që ata patën në kuvend.

Duke iu përgjigjur interesimit të ndjekësve të tij në Facebook, Rama thotë se nuk mundi të heshtëte, pasi pikërisht kur nuk ia hedh sytë, “ai të hyn në krevat”.

“Genjen ky i përdalë apo gënjej unë për vizat e mallit të bardhë që ja ka futur në kokë ndjekësve të vet, që edhe në këtë platformë sjellin erën e qenefit dixhital”, tha Rama.

“Është një i marrë, rrugaç, i dehur është e pamundur ta kalosh nëse nuk merresh me të. Fatkeqësisht ky rrugaç i dehur ka arritur të marrë formën e deputetit. E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk sfidon inteligjenca por injoranca. Do ishte më e drejtë të na mundte një sfidant serioz se sa të kemi betejë me një karagjoz”.

“Nuk kam asnjë sekondë të ditës sime kur mendoj seriozisht Saliun Ka ikur koha kur ajo kufoma politike mund të bënte dëm, por nuk e kam të lehtë t’ja lë të kalojnë ato qenërirat që nxjerr një prodhues rrenash, dokrrash si ky farë burri pa din e pa imam pa Kanun, pa Bibël e pa Kuran”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat