I është refuzuar viza në SHBA? Berisha i përgjigjet akuzave të Ramës: Ai u tërbua, sepse iku në Gjermani dhe…

Shqipëria

I është refuzuar viza në SHBA? Berisha i përgjigjet akuzave të Ramës: Ai u tërbua, sepse iku në Gjermani dhe…

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 04:13
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në adresë të tij. Në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion”, Berisha mohoi të ketë asnjë refuzim vize të tij nga SHBA-të.

“Ai (Rama) është në një gjendje të rëndë mendore e psikike. Kjo është shumë evidente për secilin. Së dyti, çfarë ndodhi: Ai u tërbua sepse iku në Gjermani, mbylli parlamentin dhe nuk e priti njeri”, tha Berisha.

“Qëndrimin e tij ndaj djalit, nuk jam unë që jam kam nxjerrë atë. Ka qenë Mero Baze. E di pse rrin Mero Baze çdo ditë në zyrat e tij: Sepse ka kopjet origjinale të gjykatës dhe kartelave të tij. Një qenie që i mohon të birit kafshatën, nuk do e kurseja. Një njeri që nuk pranon të bëjë analizën, nuk do ta kurseja kurrë”, shtoi ish-kryeministri.

“Meqenëse foli për Kanun, ligj e moral. Para 1 jave tha se ke marrë një mesazh. Sot thotë se nuk kaloj Atlantikun. Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Unë e konsideroj veten një person privat. Nuk më është refuzuar asnjë vizë. Para pak kohësh 2-3 vite më është thënë se pse nuk bën një vizitë dhe u kam thënë këto që po ju them ju. Më kanë ardhur me dhjetëra ftesa, i kam refuzuar thuajse të gjitha. Unë kam dhënë dorëheqje dhe nuk më shkon mua nga një zyrë në një tjetër. Kur më është sygjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi, e më thoshte duhet të shkosh, unë i kam thënë se unë nuk kam pse të shkoj. Për Gjermaninë, unë kam qenë në mëngjesin e lutjeve dhe më shumë se gjysma e tyre janë si unë. Kjo është e gjithë e vërteta”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat