Meta përshëndet Brukselin: Venezuela meriton zgjedhje të lira!

Shqipëria

Meta përshëndet Brukselin: Venezuela meriton zgjedhje të lira!

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 06:09
Ilir Meta

President Ilir Meta përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian për të njohur Juan Guaido si president të Venezuelës.

Kreu i shtetit shprehet se populli i Venezuelës ka të drejtë të zgjedhë në mënyrë demokratike presidentin përmes votës së lirë.

“Përshëndes vendimin e #ParlamentiEuropian për të njohur #JuanGuaido si Presidentin legjitim të përkohshëm të #Venezuelës. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt #zgjedhje të lira dhe demokratike”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat