Video e Ramës natën vonë: Berisha të hyn në ‘krevat’

Shqipëria

Video e Ramës natën vonë: Berisha të hyn në ‘krevat’

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 06:11
Edi Rama

Kryeministri Rama ka zgjedhur të komentojë sërish sot gjithçka ndodhi në Kuvend dhe pse iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke iu përgjigjur interesimit të ndjekësve të tij në Facebook, Rama thotë se nuk mundi të heshtëte, pasi pikërisht kur nuk ia hedh sytë, “ai të hyn në krevat” (Berisha).

“Është një i marrë, rrugaç, i dehur është e pamundur ta kalosh nëse nuk merresh me të. Fatkeqësisht ky rrugaç i dehur ka arritur të marrë formën e deputetit.

E kam gozhdë në zemër që në atë Kuvend nuk sfidon inteligjenca por injoranca.

Do ishte më e drejtë të na mundte një sfidant serioz se sa të kemi betejë me një karagjoz” – thotë  Rama ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat