Prokuroria pranon përgjimet e Dakos, heton kush i nxori. Po verifikohen …

Shqipëria

Prokuroria pranon përgjimet e Dakos, heton kush i nxori. Po verifikohen …

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:34
Ilustrim

Përgjimet e “dosjes 339”, të publikuara dy ditë më parë, kanë vënë në lëvizje Prokurorinë për Krime të Rënda, që ka nisur verifikimet e brendshme për nxjerrje të sekretit hetimor.

Prokuroria per Krimet e Renda

Kujtojmë se në përgjime dëgjohen pjesëtarë të grupit të “Avdylajve”, të cilët kanë komunikime me drejtuesin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon, ndërsa dëgjohen edhe biseda të tjera në lidhje me blerjen e votave në zgjedhje.

Më nisjen e këtyre hetimeve, Prokuroria pranon ekzistencën e përgjimeve, ndërsa ende nuk ka një konfirmim nëse Dako është person nën hetim apo jo. Burime nga organi i akuzës thonë se verifikimet kanë nisur edhe për përgjimet e publikuara disa javë më parë, ndërsa në rastin në fjalë ka bërë kallëzim edhe një prej oficerëve të Policisë Gjyqësore, Petrit Gjeçi, duke i kërkuar Prokurorisë të nisë hetime për “Shpërdorim detyre” dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

Zyrtarisht, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi se për të gjithë personat që kanë pasur akses në këtë dosje, ka nisur verifikimi, ndonëse vepra penale së cilës i referohet, nuk është në kompetencën e saj.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016, regjistruar për veprat penale parashikuara nga nenet 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal, njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë pasur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, shkruan prokuroria. Duke u nisur nga njoftimi, mësohet se duke u verifikuar në lidhje me këtë çështje, janë dy prokurorët e dosjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, por edhe prokurori Besim Hajdarmataj, i cili ka qenë më herët një nga prokurorët e dosjes. Në lidhje me përmbajtjen e saj, disa muaj më parë, folur edhe vetë drejtuesja e Krimeve, Donika Prela, e cila tha se nga këto përgjime janë zbuluar disa raste korrupsioni dhe blerje të votave që po hetohen.

Bisedat dy ditë pas zgjedhjeve: Ne i japim lekët me marue hallet që keni, e jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën”
TRANSKRIPTI I DATËS 27/6/2017
0686764627: O Rosh?
0685349113: Eee
0686764627: Ësht filmue ajo punë, le tashi… të më japi lekët mrapsht. Miri, ka marue ai muhabet… ja ka dhanë Fred Markut. Na foli iktit, foli (ia jep telefonin një personi tjetër…).
0685349113: Alo… si e kalove
0686764627: Ça bane? Tashi ne i japim lekët me marue ato punë e hallet që keni, e jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën…
0685349113: Valli votën e kam dhanë, qafsha kalamajt…
0686764627: Ore, nuk e di, Roshi të baj gadi lekët e kur të kaloj Shpëtimi sipër t’i japi lekët mrapsh… urgjentisht t’i japi lekët mrapsht.
0685349113: Unë, qafsha fëmit, e kam dhanë votën…
0686764627: Unë po të them Roshi nuk e di, nuk kam punë me ty nuk të njof asigja…
0685349113: Unë Roshi jam!
0686764627: Ai Miri a Sajmiri kush është ai…
0685349113: Sajmiri
0686764627: Po
0685349113: Sajmiri thotë e kam dhanë votën…
0686764627: Ja ka dhanë votën Fred Markut, thuj të bi lekët mrapsht… kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat