Paralajmërimi për erëra të forta në Shqipëri, portet detare të marrin masa

Shqipëria

Paralajmërimi për erëra të forta në Shqipëri, portet detare të marrin masa

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 08:55
Foto ilustruese

Në datat 1, 2 dhe 3 shkurt bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erërat me drejti Jug-Juglindje dhe forca e detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.

Njoftimi ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, e cila informon të gjithë lundërtarët, pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e vendit dhe hapësirat detare mbi erën e fortë që do të përfshijë bregdetin ditën e premte, të shtunën dhe ditën e dielë.

DPD iu bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë në ekuipazhit në mjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat