Kreu i KLP: Shkolla e Magjistraturës ka vlerën e 'fidanishtes'

Shqipëria

Kreu i KLP: Shkolla e Magjistraturës ka vlerën e 'fidanishtes'

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Gent Ibrahimi

Për kreun e KLP, Gent Ibrahimi Shkolla e Magjistraturës është shumë e rëndësishme në ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Në fjalën e tij në konferencën me temë "Strategjia për Magjistraturën", Ibrahimi tha se ky institcion është aktor në zgjedhjen e kandidatëve për këshill.

Gent Ibrahimi: Shkolla e Magjistraturës ka për ne, flas në emër të KLP, as më shumë dhe as më pak vlerën e fidanishtes dhe për pasojë ndikon tek ne, në atë mënyrë siç ndikon tek psiqika e   njeriut, e ardhmja. Të ardhmen e shikojmë me pozivitet dhe optimizëm, pavarësisht se nuk është gjithmonë kështu. Kështu e shikojmë dhe ne shkollën e Magjistraturës, kemi një ndjesi shumë pozitive dhe gati gati një marrëdhënie familjare me Shkollën e Magjistraturës.

Sistemi ynë i drejtësisë ka një arkitekturë të tillë, që jo vetëm e kërkon, por pothuajse e dikton bashkërendimin konstant midis institucioneve të sistemit të drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës është aktor në përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat. Unë vetë jam një kandidat i Shkollës së Magjistraturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat