Basha takon shoqatat e bizneseve: Vendi në prag kolapsi

Shqipëria

Basha takon shoqatat e bizneseve: Vendi në prag kolapsi

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:44
Lulzim Basha

Partia Demokratike organizoi sot një takim me të gjitha Shoqatat e Bizneseve dhe Sipërmarrësit për prezantimin e shtyllave kryesore te programit ekonomik te saj. Në takim morën pjesë Martin Henze, Kryekëshilltar Ekonomik i Grupit Parlamentar të CDU.

Në fjalën e tij, kreu i PArtisë Demokratike theksoi se gjendja e ekonomisë, punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies së shqiptarëve, pas gati 6 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, është në prag kolapsi.

“Shqiptarët kanë humbur shpresën, qindra mijëra kanë braktisur vendin, të tjerë po bëjnë përpjekje për ta braktisur. Rinia e papunë, e pashpresë, dijedashëse, por me sistem arsimor në rrënim, është në protestë dhe qindra mijëra të rinj shpresën e gjejne vetëm në emigracion. Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësite për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipermarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës. Investimet e huaja janë në rënie pikiatë pas mbarimit të disa projekteve të mëdha, të trasheguara nga qeverisja demokrate. Të huajt që tentuan të investojne në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken. Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Por sipas tij edhe pse Partia Demokratike i ka denoncuar këto probleme e vazhdon ta bëjë me këmbëngulje e durim, por nevojitet një ndryshim.

“Partia Demokratike ka një program të qartë të masave emergjente tëçlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj dhe të masave të plota për ndezjen e motorrëve të ekonomisë për një rritje ekonomike të lartë, të qendrueshme, përfshirëse e të shanseve të barabarta, që prodhon mirëqenie për shtresat e gjera të shoqërise dhe ndihmon për daljen nga varfëria të shtresave tëlëna në harresë e të braktisura.”, theksoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat