Basha: Ulim çmimin e naftës, heqim tarifën 30 lek/litër

Shqipëria

Basha: Ulim çmimin e naftës, heqim tarifën 30 lek/litër

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:26
Lulzim Basha

Në takim me shoqatat e bizneseve dhe sipërmarrësit e huaj dhe të jashtëm që operojnë në Shqipëri, Lulzim Basha premtoi heqjen e tarifës 30 lek për litër i vendosur nga qeveria Rama për karburantet.

“Taksa “Rama”për karburantet, prej rreth 30 lekë/litër do të shfuqizohet menjëherë. Kjo nismë do të ndjehet si nga biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël”, u shpreh Basha.

Më tej gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike, premtoi edhe të tjera ndryshime që do të favorizojnë biznesin.

“Tatimi sheshtë në nivelin 9% për: tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatimin mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributin e punëdhënësve dhe punëmarresve për sigurimet shoqërore. Rimbursimi i TVSH-së, plagë e vjeter edhe gjatë qeverisjes sonë, por tani e majisur nga kjo qeverisje, do të marre nje zgjidhje urgjente dhe thelbi i zgjidhjes do të jetë alokimi i një fondi të veçantë, të barabartë me nevojat vjetore për rimbursim. Ky fond do të menaxhohet nga një trupë e përbashket administratë – biznes, e cila do të trajtojë automatikisht çdo kërkesë për rimbursim.”, tha Basha.

Një premtim që do të prekë edhe qytetarët duket se është edhe ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike.

“Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë elektrike për biznesin (por edhe për popullatën) do të reformohet rrënjësisht. Çmimi i energjisë për biznesin do të jetë 30 – 40% me i lirë sesa sot”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat