Protesta e pedagogëve, opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve

Shqipëria

Protesta e pedagogëve, opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:30
Foto Ilustrim

Pas dështimit të përpjekjes për të marrë nën kontroll protestën e studentëve (tanimë të ezauruar), Partia Demokratike dhe LSI po provojnë të hedhin në veprim profesorët e tyre për të organizuar një protestë të re, të cilën të mund ta kontrollojnë. Një grup me gjashtë profesorë të universiteteve, të lidhur zyrtarisht me opozitën, drejtuar nga Mark Marku, kanë kërcënuar me fillimin e një greve, duke paraqitur pesë kërkesa ultimative. Në krye të listës është abrogimi i reformës për universitetet, e cila, nga ana tjetër, është votuar edhe nga një pjesë e opozitës (LSI).

Por pika 5 e kërkesave është interesante: “Ndalim i denigrimit të figurës së pedagogëve”. Domethënë, në praktikë, profesorët protestojnë kundër studentëve, të cilët i akuzojnë se kërkojnë ryshfet në këmbim të notave. Opozita duket e gatshme për gjithshka vetëm e vetëm të marrë pak mbështetje nga poshtë: mbështet studentët, por mbështet edhe ata që kritikojnë studentët. Voton reformën e universiteteve, por mbështet edhe ata që duan ta rrëzojnë. Opozita është me të gjithë dhe kundër të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat