Gara për SPAK, aplikojnë edhe tre prokurorë të tjerë

Shqipëria

Gara për SPAK, aplikojnë edhe tre prokurorë të tjerë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Tre prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK). Mësohet se për të qenë pjesë e anëtareve të SPAK kanë aplikuar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi.

Më herët për të qenë pjesë e strukturave të SPAK kanë aplikuar Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.

Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat