Policia kontrolle për operatorët e transportit publik

Shqipëria

Policia kontrolle për operatorët e transportit publik

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 13:09
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në operatorë të ndryshëm të transportit publik ku dyshohet se kryhet ky aktivitet informal.

“Nisur nga ankesat e sindikatave dhe operatorëve të ndryshëm të transportit publik, në lidhje me informalitetin dhe aktivitetin e palicencuar që ushtrohet nga mjete të kategorive të ndryshme, rrugorët e kryeqytetit, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Sigurisë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, kanë organizuar kontrolle me mjete dhe agjentë civilë, në disa zona të ndryshme të kryeqytetit, ku dyshohet se kryhet ky aktivitet informal”, shprehet Policia e Shtetit.

Po ashtu, jepen të dhëna të operacioni, ku janë evidentuar disa mjetë mjetë pa license.

“Si rezultat janë evidentuar dhe ndëshkuar 23 mjete, pjesa me e madhe e tyre për transport udhëtaresh, kur destinacioni i përdorimit të mjetit është vetjak, si dhe për transport udhëtaresh jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave”, shprehet policia, duke kërkuar bashkëpunimin me policinë për informimin e rasteve abuzive. ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat