Ja dokumenti që i dha lirinë Safet Bajrit

Shqipëria

Ja dokumenti që i dha lirinë Safet Bajrit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 16:58
Safet Bajri

Gjatë ditës së sotme Safet Bajri ka marrë pjesë në varrimin e të atit të tij.

BalkanWeb ka publikuar dokumentin që i siguroi lejen për të dalë nga burgu një prej personave më të rrezikshëm në Belgjikë dhe i konsideruar si koka e një grupi po kaq të rrezikshëm që e kishte shtrirë aktivitetin e tij kriminal edhe në qytetin e Shkodrës.

Ka qënë IEPV “Jordan Misja” apo burgu 313 ai që ka miratuar lejen e veçantë për të paraburgosurin Bajri dhe ia ka dërguar Prokurisë së Shkodrës.

Image

Në këtë dokument sqaron se për rastin e Bajrit janë paraqitur dokumente që vërtetojnë fatkeqësinë që i ka ndodhur në familje. Konkretisht atij i ka vdekur babai shtetasi Jonuz Rustemi Bajri, i cili është varrosur sot në orën 12:00 në një ceremoni në qytetin e Shkodrës ku mori pjesë edhe i forti Shkodrës, Safet Bajri.

Ndër të tjera, dokumenti thekson se, për shkak të rrezikshmërisë së personit që po i miratohet leja kërkohet marrja e masave të larta të sigurisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ç’ka lë të kuptohet se për gjashtë orët që Bajri ka qëndruar në liri Shkodra është blinduar sërish. Leja për lirimin e Safet Bajrit mban datën e djeshme 31 janar 2019.

News 24 mësoi se Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10:20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00. Burime të besuara për Neës 24 thanë se jo vetëm policia kishte marrë masa sigurie, por edhe vetë familjarët janë kujdesur për këtë.

KUSH ESHTE SAFET BAJRI

Safet Bajri u arrestua pasditen e 21 shtatorit në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Po ashtu në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga edhe 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Më 25 janar 2017 ai u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat