I moshuari shqiptar përplaset për vdekje nga makina luksoze

Shqipëria

I moshuari shqiptar përplaset për vdekje nga makina luksoze

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Has.

Një makinë luksoze “Range Rover”  ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshuar, i identifikuar si shtetasi me inicialet R.D, banues në Krumë.

I plagosur është transportuar në spitalin e Kukësit, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit, me inicialet A.A, është shoqëruar nga forcat e policisë në komisariatin e Hasit ku dhe kanë nisur procedurat hetimore.

Njoftimi i policisë:

Has

Informacion paraprak.

Më datë 01.02.2019, në qytetin e Krumës, poshtë spitalit, shtetasi A.A., banues në Zahrisht, Has, duke drejtuar mjetin tip "Rangrover", ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë. 

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen. 

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat