Muriqan, kapen 137 steka cigare kontrabande

Shqipëria

Muriqan, kapen 137 steka cigare kontrabande

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:27
Kapja ndodhi në Doganen e Muriqanit

Policia doganore gjatë një aksioni ka arritur të sekuestrojë 137 steka cigare ku u tentua të kalohej kontrabandë.

Kapja ndodhi në Doganen e Muriqanit. Është ndaluar shoferi  shtetasi me iniciale P.P që po bëntë transportimin e kontrabandës.

Mbi të rëndon akuza “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal .

Ja njoftimi i policisë

Murriqan, kapen 137 steka cigare kontrabande

Strukturat e Administrates Doganore te Deges Murriqan, ne Shkoder, kane sekuestruar 137 steka cigare, te cilat pretendonin ti kalonin kontrabande. Bazuar ne analizen e riskut nga ana e strukturave doganore eshte derguar ne vijen e dyte te kontrollit automjeti i tipit Ëolsvagen pasat, drejtuar nga shtetasi me inicialet P.P. Pas kontrollit te hollesishem u gjeten ne brendesi te ketij mjeti, te fshehura ne pjeset e gomes rezerve dhe shasise, 70 steka cigare Donatela dhe 67 steka cigareTrokadero.

Pas ketij konstatimi eshte ndaluar nga strukturat doganore shoferi P.P. ndersa procedurat i kane kaluar per ndjekje policise gjyqesore te rrethit Shkoder per veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat