Ndalimi i pijeve energjike, fëmijët shqiptarë: Askush s’na ndalon kur shkelim ligjin

Shqipëria

Ndalimi i pijeve energjike, fëmijët shqiptarë: Askush s’na ndalon kur shkelim ligjin

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga miratimi i ligjit që ndalon shitjen e pijeve energjike të miturve, në praktikë nuk zbatohet.

 Vetë fëmijët pohojnë se në dyqane blejnë lirshëm të tilla pije dhe askush nuk i pyet për moshën.

Ligji u votua me 78 vota dhe u mirëprit edhe nga specialistët e shëndetit që kanë ngritur alarmin për pasojat që sjellin këto pije. Në ligj është përcaktuar qartë se krahas ndalimit të alkoolit dhe duhanit, në çdo dyqan do të shtohet edhe ndalimi i pijeve me sheqer të shtuar.

“Jo shitësi nuk më ka ndaluar të blej... as nuk kanë vënë rregulloren”-tha një djalë i mitur.

“Kam shkuar dhe e kam blerë, askush nuk më ka ndaluar”-tha një tjetër e mitur.

Por një vëzhgim pranë dyqaneve në disa lagje të kryeqytetit tregon qartë se një lajmërim i tillë nuk është vendosur në asnjë prej tyre. Konsumimi i pijeve energjike renditet ndër shkaqet kryesore të obezitetit kryesisht te fëmijët dhe adoleshentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat