Rama sjell historinë e të moshuarit, gjeti zgjidhje pas 13 vitesh

Shqipëria

Rama sjell historinë e të moshuarit, gjeti zgjidhje pas 13 vitesh

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:36
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, me historinë e një të moshuari, i cili ka gjetur zgjidhje pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, pas 13 vitesh nga dalja në pension.

“Me Anjezën që ju tregon një arsye më shumë pse sot, cilido prej jush që ka një hall a një problem për të zgjidhur me shtetin, nuk është më vetëm po me qeverinë në krah sapo drejtohet tek shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Në videon që gjeni më poshtë jepet historia e 75-vjeçarit Irfan Aliaj me banim në Durrës, i cili në vitin 2006 ka dalë në pension në moshën 42-vjeçare.

Ai shkruan në platformë se, “Gjithsej kam 42 vite punë me gjithë siguracionet që kam mbyllur. Por nuk është marrë parasysh gjithë vjetërsia ime e punës, më është llogaritur vetëm 35 vjet, duke më hequr 3 vite punë me pretendimin se kam qenë në Durrës dhe nuk më njihen vitet që kam paguar privatisht në Skrapar. Sot marrë pension 17 120 lekë, me të gjitha kompensimet, kërkoj që të rishikohen të gjitha dokumentet e mia, në mënyrë që unë, të përfitoj diferencën e viteve të humbura”.

Pas ankesës Irfani mori 60 608 lekë të reja, diferencën e viteve të llogaritura gabim, duke u shprehur i kënaqur për zgjidhjen e gjetur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat