Rama me studentët: E kuptuat që unë nuk ju vras

Shqipëria

Rama me studentët: E kuptuat që unë nuk ju vras

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:57
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ka sulmuar sot pedagogët që në mungesë të një pakti me ministren e Arsimit, e në solidarizim me studentët njoftojnë nisjen e grevës, duke i akuzuar se nuk kanë hallin e studentëve, por hallin e tyre.

“Mark Markëve i bëni një pyetje, sepse kërkesat e studentëve nëse nuk do ti ngatërroni kohët dhe sistemet lidhen me universitetet, me ata, edhe tarifat duhet ti bëjnë ata, por po i bëjmë ne. A janë dakord ata, Mark Marku me shokë për vlerësimin e titujve akademikë, të thonë si e duan dhe kur e duan. Këtë nuk e thonë dot, e keni parë atë pikën që të ndalojë denigrimi, kush po i denigron, pse nuk kanë të drejtë studentët që thonë se na shesin librat e tyre. Të thonë që janë dakord të ndalojë tregtia e librave dhe pyetja e tretë është. Janë dakord ata, që cdo vit studentët të bëjnë një vlerësim, të performancës së pedagogëve, a janë dakord ata, të mos thonë po, por si e duan ata dhe kur, aty do kuptojmë se për ca e bëjnë grevën, për ju, për ca e duan abrogimin e ligjit?”- tha Rama sot në një takim me studentë të konviktit te Mjekësisë.

Më tej, Rama u është drejtuar studentëve: “E keni më të lehtë të protestoni ndaj meje, sepse ndaj cave Mark Mark aty që kanë hallet e tyre. Unë nuk shkoj dot të hap derën e universitetit atje. Më vjen shumë mirë që e keni marrë vesh që unë nuk të vras, unë maksimumi, ju coj ndonjë shigjetë me fjalë, të dëgjoj dhe këtu ke të drejtë, më pëlqen, s’më pëlqen, më vure në pozitë apo jo, unë jam këtu të të shërbej”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat