Veliaj me studentët: Po përmbushim pjesën tonë të “Paktit”

Shqipëria

Veliaj me studentët: Po përmbushim pjesën tonë të “Paktit”

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:13
Veliaj me studentët

Studentët e mjekësisë që jetojnë në Godinën Nr.1 në qendrën rezidenciale në rrugën “Dibrës” kanë tashmë ambiente më të mira higjenosanitare si dhe një sallë leximi moderne. Bashkia e Tiranës ka vijuar punimet për rikonstruksionin e plotë të Godinës Nr. 1, ku fillimisht është ndërhyrë në ambientet e përbashkëta, banjat, dushet e sallat e leximit. Punimet u inspektuan sot nga kryeministri, Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, të cilët pasi panë nga afër punimet që po kryehen, po zhvillojnë dhe një bashkëbisedim me studentët që jetojnë aty.

Në fjalën e tij hapëse të këtij bashkëbisedimi kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës në përmbushje të detyrave që i përcakton Pakti për Universitetin, ka filluar punën për rikonstruksionin e një numri të konsiderueshëm konviktesh në të treja qendrat rezidenciale që funksionojnë në Tiranë.

“Donim shumë që këtë fundjavë të bënim një ndalesë të vogël edhe për të parë këtë sallën e re që është bërë edhe për të parë se si u mbaruan, ose se si kanë filluar të mbarohen porositë që u lanë nga kryeministri për secilin prej nesh që mori një copë të Paktit për Universitetin. Ajo copa që i takon Bashkisë së Tiranës ka të bëjë me konviktet. Siç dakordësuam bashkë për planin e punës, fillimisht hapësirat e përbashkëta, pra ato hapësira që ne mund të punojmë dhe mund të investojmë. Mbaj mend si ishte herën e fundit kjo sallë dhe si është transformuar sot, punë ditësh. Siç ramë dakord do të punojmë për dushet, për nyjet higjieno-sanitare derisa ju të jeni në mësim”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai bëri të ditur se pas punës me ambientet e përbashkëta, puna do të vijojë edhe në dhomat ku jetojnë studentët, menjëherë sapo të mbarojë mësimi dhe studentët të jenë larguar në shtëpitë e tyre. “Prandaj insistova atë ditë që është mirë që filloi mësimi që të mos vazhdojë deri në korrik dhe gusht e shtator, na lë shumë pak kohë pastaj që ne të punojmë nëpër dhoma. Megjithatë unë ju falënderoj shumë dhe tani që mbaruam këtu mund të zhvendosemi në pjesë të tjera dhe do të vazhdojmë kështu derisa të fillojnë të lirohen dhomat dhe ndoshta kush largohet më herët mund të, le të themi të rregullohemi në njëfarë mënyre që ne të fillojmë dhe t’i prekim pak nga pak dhomat dhe të maksimizojmë kohën e verës”, u shpreh Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat