Deputeti i LSI, thirrje diasporës: Bojkotoni Samitin. Mos çoni dëm fondet

Shqipëria

Deputeti i LSI, thirrje diasporës: Bojkotoni Samitin. Mos çoni dëm fondet

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Përparim Spahiu

Një shumë prej 66,972,800 milionë lekësh është fondi i vendosur për Samitin e Dytë të Diasporës të vendosur të mbahet në Tiranë dhe Lezhë.

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu bën thirrje që kjo shumë të mos shkojë për organizimin e aktivitetit, pasi Shqipëria ka shumë halle e kjo shumë do të bënte shumë punë.

Teksa u bën thirrje të ftuarve të bojkotojnë aktivitetin, Përparim Spahiu thekson se Samiti i Parë nuk solli asgjë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil.

Image

Statusi i deputetit të LSI, Përparim Spahiu
66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës.

Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil.

Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat