Mehmetaj: Rama si bedel i Shahinit, jo Pakt, por “Pazar për universitetin”

Shqipëria

Mehmetaj: Rama si bedel i Shahinit, jo Pakt, por “Pazar për universitetin”

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:14
Kejdi Mehmetaj

Jo Pakt, por Pazar për universitetin e konsideroi LSI-ja, turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me studentët. Deputetja Kejdi Mehmetaj vetë Ramën e cilësoi si bedelin e ministres Besa Shahini, e cila, me paaftësinë e saj duket se e ka shtyrë Ramën të marrë edhe postin e saj si ministër Arsimi.

“Nga sot Shqipëria nuk ka më ministër Arsimi, por një kryeministër që mban tre poste, – tha Mehmetaj. – Sot u bë e qartë për shqiptarët se nuk kemi ministre Arsimi, Besa Shahinin, por bedelin e saj, thënë më qartë,  zëvendësuesin Edi Ramën.

Janë bërë disa shkelje të njëpasnjëshme dhe skandaloze të Besa Shahinit duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet e pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda, ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës, nga frika e komunikimit përballë medias.

Kjo është ministresha që zgjodhi D-Rama për të zgjidhur situatën dramataike. Ajo tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund vite më parë.

Një nivel i tillë paaftësie nuk ishte parë më parë dhe ndoshta kjo e shtyu kryeministrin të marrë edhe post të tretë, të bëhet vetë edhe ministër arsimi. Kjo u pa edhe në takimine  sotëm me një grup të vogël studentësh të Mjekëisë ku ministresha mungonte, Rama tregoi në të vërettën se pakti për universitetin ëhstë në fakt pazari për universitetin, që shet studentët dhe pedagogët për interesa të Edi Ramës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat