Bie fluksi për kartat e identitetit

Shqipëria

Bie fluksi për kartat e identitetit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:33
Kartë identiteti

E gjendur përballe një fluksi qytetarësh që u skadonin kartat e identitetit, Ministria e Brendshme mori vendimin që pavarësisht datës së skadimit, kartat e identitetit do të jenë të vlefshme deri në fund të vitit 2019.

Në Njësinë administrative 5 në Tiranë punohet edhe ditën e shtunë. Në sportelin ku aplikohet për kartë identiteti nuk ka radhë, ndërsa ne sportelin tjetër ka qytetarë që presin të tërheqin dokumentin e ri, pasi kane aplikuar dy javë më parë.

“Sapo e mora kartën e re që me skadon pas 10 vjetësh. Te zyra ku aplikova nuk kishte njeri. Mbarova punë shpejt”, thotë një qytetar.

Ndërsa një tjetër shprehet: “Kam gjysme ore qe po pres ne radhe, pasi aplikova para dy javësh”.

1.4 milionë karta identiteti dhe pasaporta skadonin deri ne qershor te kur mbahen edhe zgjedhjet vendore, ndaj afati është shtyrë me 6 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat