Batuta e Cakajt me Daçiqin bën xhiro nëpër rrjete sociale

Shqipëria

Batuta e Cakajt me Daçiqin bën xhiro nëpër rrjete sociale

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:38
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm i deleguar i Shqipërisë, Gent Cakaj, u përball në vizitën e tij të parë jashtë vendit, në Bukuresht të Rumanisë në kuadër të një takimi të ministrave të Jashtëm evropianë, me homologun serb, Ivica Daçiq.

Batuta e shkëmbyer mes tyre ka bërë xhiron e rrjetit.

“Pse Kosova ka dy ministra të Jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i Jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiq.

Cakaj i është përgjigjur: “Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”.

Pas këtij lajmi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Shumë interesant ky debati në Rumani për numrin e ministrave të jashtëm të Kosovës.

Daçiq ka thënë se Kosova përfaqësohej në tryezë nga dy ministra të jashtëm (Pacolli dhe Cakaj). Gent Caka ka thënë se janë 3 bashkë me vetë Daçiq, i cili qenka nga Prizreni.

Në këtë kungulleshë, vetëm Republika e Shqipërisë nuk paska pasë ministër aty!!! Në samitin e BE për Ballkanin,” shkruan ai në FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat