Linja e re e transportit Dropull-Gjirokastër paralizon qarkullimin e banorëve

Shqipëria

Linja e re e transportit Dropull-Gjirokastër paralizon qarkullimin e banorëve

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:50
Foto Ilustrim

Linja e re e transportit interurban Dropull - Gjirokastër ka paralizuar qarkullimin e banorëve të fshatrave të sipërm të zonës së Dropullit.

500 banorë të këtyre fshatrave duhet të ecin mbi 2 orë në këmbë, për të mbërritur në Vrisera, stacionin e fundit të mbuluar nga linja e re urbane.

Banorët thonë se kur transporti kryhej nga automjetet e linjës që e kanë mbuluar këtë zonë për vite me rradhë, furgonët mbërrinin në çdo fshat, duke iu përgjigjur banorëve.

Të shqetësuar shprehen edhe drejtuesit e mjeteve të cilët nuk mund të ushtrojnë më këtë aktivitet.

Problemet me linjat e transportit urban në zonën e Dropullit nisën në mesin e muajit janar, kur një kompani e re me qendër në Vorë, e shpallur fituese në tenderin e zhvilluar për këto linja, nisi aktivitetin , ndërsa 4 operatorët që prej më shumë se 20 vitesh operonin në zonën e Dropullit tashmë mbetën të papunë dhe pa asnjë zgjidhje. Ata kërkojnë anulimin e tenderit dhe dhënien prioritet operatorëve vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat