Trishtuese, udhëtimi i shqiptarëve drejt Anglisë, zbulohen brenda kamionit në Spanjë

Shqipëria

Trishtuese, udhëtimi i shqiptarëve drejt Anglisë, zbulohen brenda kamionit në Spanjë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:30
Udhëtimi i shqiptarëve drejt Anglisë

4 shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi u kapën brenda një kamioni në tentativë për të shkuar ilegalisht në Irlandë.

Pas ndalimit të kamionit, Zyrtarët e Gardës Civile Spanjolle i gjetën 4 shqiptarët të fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në traget.

Kontrolli i kamionit është realizuar në portin Santander.

Shqiptarët ishin mbledhur brenda paletave kur policia u ka shkuar me elektrike dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat vendase.

Nuk bëhet me dije identiteti i 4 shqiptarëve të arrestuar, por sipas mediave është rritur numri i emigranteve që tentojnë të kalojnë kufirin ilegalisht duke përdorur kamionët si mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat