A është shfaqur gripi i derrit në Shqipëri, 3 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Shqipëria

A është shfaqur gripi i derrit në Shqipëri, 3 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Tre persona dyshohet se janë prekur nga virusi i gripit të derrit në Elbasan.

Report Tv mëson se tre pacientët janë transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së ku po mbahen në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.  

Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Insituti i Shëndetit Publik. Nga kjo ngjarje Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.

Simptomat

Gripi karakterizohet nga këto simptoma:

Temperaturë 

ethe

dhimbje muskujsh

dhimbje kockash

anoreksi

kolle

lodhje

djersë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat