Projekti C.U.R.E. nga SHBA solli 400 mijë dollarë pajisje për spitalin e Kavajës

Shqipëria

Projekti C.U.R.E. nga SHBA solli 400 mijë dollarë pajisje për spitalin e Kavajës

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:53
Kavajë

Projekti C.U.R.E., një organizatë bamirëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sapo dorëzoi sot në spitain e Kavajës një konteiner me mbi 400 mijë dollarë ndihma në pajisje spitalore.

Ndihmat u mblodhën gjatë një fushate në rrjetet sociale, ndërsa transporti i tyre tejet i shtrenjtë u pagua nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe nga një sportist i njohur shqiptar në arenën botërore.

Konteineri me pajisje mjekesore u nis nga Porti i Los Angeles dhe nga Porti i Durresit sot u shkarkua me sukses në Spitalin e Kavajës.

Përparim Daiu drejtori i Spitalit të Kavajës falenderoi për ndihmën dhe pajisjet mjekësore, që, si tha ai, tani do të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shumë sëmundje dhe të mjekojnë më shumë qytetarë”.

Projekti C.U.R.E. shpërndan pajisje mjekësore kudo pasi mbledh dhurime të vogla nga qytetarët deri 1 dollar e më shumë.

Spitali publik i Kavajës u shërben rreth 140 mijë banorëve dhe është me një kapacitet 85 shtretër, dhe 170 vetë personel.

Spitali shërben imazheri, kirurgji të brendshme, kirurgji fëmijësh, terapi fizike, obstetri-gjinekolgji dhe urgjenca. Spitali u ndërtua 12 vjet më parë në dy objekte dhe ka nevojë të vazhdueshme për furnizim më të mirë me pajisje mjeksësore.

Një ndihmë të ngjashme me Kovajanë projekti CURE po përgatit edhe për spitalin e Maliqit pranë Korçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat