Lleshaj: Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar

Shqipëria

Lleshaj: Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 01:07
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti finalizimin nga ana e Policisë së Shtetit të operacionit “Rruga e Gabuar”, me anë të të cilit u arrestuan 32 shtetas dhe u godit një rrjet falsifikatorësh të dokumenteve.

“Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, theksoi ministri i Brendshëm në reagimin e tij.

Policia e Shtetit bashkëpunoi në këtë operacion me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS). /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat