Pedagogu Marka: Një pjesë e studentëve u dorëzuan nga presioni, viti akademik nuk do digjet

Shqipëria

Pedagogu Marka: Një pjesë e studentëve u dorëzuan nga presioni, viti akademik nuk do digjet

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 06:34
Jani Marka

Pedagogu Jani Marka pranon se një pjesë e studentëve janë dorëzuar, duke iu rikthyer procesit mësimor. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, pedagogu Marka tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, por njëkohësisht do të respektojnë vullnetin e shumicës.

Jani Marka: Disa studentë fatkeqësisht janë dorëzuar falë presionit. Ky dorëzim është i përkohshëm, presioni ka qenë shumë i madh, edhe me humbjen e vitit. Presioni ka qenë vazhdimisht në rritje.

Pyetje: Besoni se do të sjellë diçka vijimi i bojkotit nga studentët, që tani i janë bashkuar edhe pedagogët. Prisni një reagim nga ana e qeverisë?

Jani Marka: E kemi thënë, është çështje kush do dorëzohet i pari. Do dorëzohet qeveria duke plotësuar kërkesa të tjera të thjeshta dhe duke shprehur vullnetin për të ndryshuar ligjin, apo do dorëzohemi ne, pedagogë dhe studentë. Ne nuk tërhiqemi, por do respektojmë vullnetin e shumicës. Nëse vullneti i shumicës në Fakultetin e Shkencave Sociale e pedagogëve është për grevë ata kanë të drejtë të bëjnë grevë. Nëse vullneti i shumicës së studentëve është për të vazhduar bojkotin, ata kanë të drejtë të vazhdojnë bojkotin.

Sipas pedagogut Marka, viti akademik nuk rrezikon të digjet. Ai thotë se shpresa e tyre është që të detyrojnë ti përgjigjet kërkesave të tyre.

Jani Marka: Në arsyeja në thotë që viti akademik nuk rrezikohet dhe nuk do digjet dhe kjo është shpresa jonë që ta detyrojmë qeverinë që ti japë përgjigje kërkesave tona. Viti akademik në Shqipëri nuk është djegur as në vitet e prapshta 1990 apo 1997. Cilësia e këtij viti nuk është më e vitit të kaluar, por ne jemi duke fituar universitet të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat