Dyfishohen eksportet në sektorin e peshkimit në Shqipëri

Shqipëria

Dyfishohen eksportet në sektorin e peshkimit në Shqipëri

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Investimet dhe mbështetja e qeverisë, dyfishoi eksportet dhe prodhimin në sektorin e peshkimit, i cili konsiderohet një nga sektorët më të formalizuar të ekonomisë së Shqipërisë dhe po zhvillohet sipas standardeve më të mira të Bashkimit Evropian.

Kështu deklaroi në një intervistë në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo.

“Porti i ri i Peshkimit në Durrës, është transferuar te Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, si forma më e mirë e funksionimit në ofrimin e shërbimeve dhe që lehtëson procesin e punës së peshkatarëve”, -tha Kristo

Ai shpjegoi se investimi në port kishte përfunduar që në fillim të vitit 2017 dhe deri fund të muajit tetor, ky port që nuk ishte marrë në dorëzim nga ministria e Bujqësisë, ishte i zënë nga jahtet private dhe anijet e peshkimit rrinin tek porti i vjetër, megjithëse ishte një investim i mbaruar.

“Në fillim të muajit tetor, ministria e Bujqësisë e mori në dorëzim Portin e Peshkimit Durrës dhe filloi të përdorej për qëllim e plotë që ishte ndërtuar si port peshkimi. Por kishte dy rrugë për formën e menaxhimit të tij, por mbi bazën e diskutimeve të gjera, përllogaritjeve ekonomike dhe ofrimit të shërbimeve, ne i’a kaluam për menaxhim Portin e Peshkimit Durrës, Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit. Si modeli dhe mënyra më e mire që do të lehtësoj dhe plotësojë procesin e mënyrës së funksionimit të peshkimit”, theksoi Kristo.

Duke u ndalur në mbështetjen që ka adresuar qeveria për peshkimin, zv.ministri i Bujqësisë u shpreh se, pas reformës së karburantit ka filluar dhe pjesa e dytë e reformave për ndërtimin e markatave të peshkut.

“Është në përfundim markata e peshkut në Shëngjin dhe do të nisë brenda vitit ndërtimi i markatës së peshkut në Vlorë dhe pas një viti nis markata në qytetin e Sarandës. Ky investim është hap në formalizimin e operatorëve dhe vendosjes së sektorit në rregulla të konkurrencës së ndershme. Reforma më e madhe që është bërë deri më sot në sektorin e peshkimit shqiptar është furnizimi i anijeve të peshkimit me karburant me taksë 0. Kjo ka bërë që anijet e peshkimit shqiptar të barazohet me anijet e peshkimit në botë. Ky hap ka formatizuar tregun, ka reduktuar mos deklarimin e të ardhurave dhe kontrabandën që bëhej me karburantin. Sot karburanti blihet me TVSH pa taksa dhe TVSH-ja lidhet me sasinë e peshkut të shitur me TVSH. Ndërkohë që të gjitha anijet e peshkimit mbi bazën e formës së peshkimit dhe madhësisë kanë një numër të caktuar peshkatarësh që duhen deklaruar. Sot sektori i peshkimi detar është një nga sektorët me nivelin më të lartë të formalizuar. Kemi rregulla të barabarta konkurrence dhe kjo ka bërë që ky sektor të eci me ritme të shpejta zhvillimi”, theksoi Kristo.

Duke u ndalur në treguesit e eksportit të peshkut, ai bëri të ditur se, eksporti i peshkut në vitit 2017 u rrit me 38% dhe në vitin 2018 me 24.5% në volum, duke sjellë rritje të punësimit dhe të të ardhurave.

Duke u ndalur në përfitimet e sektorit nga skemat e subvencionit, Kristo u shpreh se, një nga masat që u morën për sektorin e peshkimi në skemat e financimit ishte mbështetja për pelagjikët e vegjël, në masën 20 lekë për/kg e cila solli një rritje rekord të zënieve të açuges nga anijet shqiptare. Kjo masë do të vazhdojë edhe këtë vit madje do të jetë  afatgjatë pasi zgjeron punësimin dhe rrit prodhimin”.

Ambicia e projektit të BE me vlerë 1.4 milionë euro është të zgjerojë investimin në anijet e peshkimit dhe të realizojë një masterplan zhvillimi për akuakulturën shqiptare

Ndërkohë që hapja e eksporteve për molusqet bivalore, është në prioritet të punës sonë, tha ai. “Ndonëse tregu vendas nuk është shumë i zhvilluar në përdorimin e molusqeve, shihet eksporti si mundësia e përfitimeve të mëdha. Kemi kërkuar ekspertë europianë për të kontrolluar cilësinë e molusqeve dhe jemi duke kërkuar hapjen e eksportit të molusqeve të përpunuara”, deklaroi ai.

Gjithashtu u shpreh Kristo, do të aplikojmë zbatimin e sistemit blu-box i cili monitoron  sektorin e peshkimit. “Është vullnet i qeverisë shqiptare që aparatura e këtij sistemi t’u jepet falas peshkatarëve dhe kostot e lidhjes se anijeve me satelitin ta paguhet nga peshkatarët.

Ministria e Bujqësisë ka çuar në Kuvend disa ndryshime ligjore për formalizimin e peshkimit artizanal. “Ky sektor është i përhapur në vendin tone dhe ligji synon të ndajë bregdetin në zona të cilat do t’i jepen në bashkëmenaxhim subjekteve që zhvillojnë aktivitet peshkimi, si modeli që zbatohet në të gjitha vendet e BE dhe qoftë private apo shteti mbrojnë zhvillimin e peshkimt në Shqipëri, sipas standardeve më të mira”, theksoi Kristo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat