Basha prezanton 'Alternativën për zhvillim ekonomik', Arsimi prioritet kombëtar

Shqipëria

Basha prezanton 'Alternativën për zhvillim ekonomik', Arsimi prioritet kombëtar

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:49
Alternativën për zhvillim ekonomik e PD-së

Prej ditësh kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur takimet në gjithë vendin për të ftuar qytetarët që ti bashkohen protestët së opozitës së bashkuar më 16 shkurt, ndërsa prezanton dhe 'alternativën për zhvillimin ekonomik' të vendit.

Pak më parë, Basha ka shpërndarë një video të shkurtër në profilin e tij në Facebook, me të cilën është mjaftuar për ti treguar qytetarëve disa nga shtyllat e programit ekonomik të opozitës, ku arsimi renditet si prioritet kombëtar.

Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët, rritja e punësimit, arsimi, biznesi i vogël-si gjenerator i punësimit, tërheqja e investimeve të huaja dhe mbështetja për fermerët dhe prodhimin vendas, janë pikat kryesore të programit të opozitës për zhvillim ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat