'Nuk ka shans t'u djegë vitin studentëve', Basha në Fier: Plani ynë ekonomik siguron...

Shqipëria

'Nuk ka shans t'u djegë vitin studentëve', Basha në Fier: Plani ynë ekonomik siguron...

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:13
Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Fierit ku takoi disa qytetarët të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Basha tha ndër të tjera se qeveria e tij ka një plan ekonomik të detajuar dhe prioritet do të jetë hapja e vendeve të punës me paga dhe kushte dinjitoze, siç i quajti ai.

“Një qeveri që ka një plan ekonomik për të hapur vende pune, vende pune me paga dinjitoze, me kushte dinjitoze. Ky është prioriteti i PD, ky është prioriteti i grupit tonë parlamentar, ky është prioriteti ynë. Kjo është plotësisht mundur. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen dhe i fryn burive të dëshpërimit për hesap të Edi Ramës”,- tha ai.

Kreu i PD i ftoi fierakët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të hedhur në Lanë, armët e fundit me të cilat lufton qeveria Rama, që sipas Bashës janë, dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi dhe mosbesimi.

“Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet, ndaj ju ftoj më 16 shkurt t’ja hedhim në Lanë këto armë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, miërqenës përmes lirive, mundësive, punësimit që do t’i bëjmë realitet përmes planit tonë ekonomik”,- vijoi Basha.

Basha po ashtu i dërgoi një mesazh kryeministrit Rama në lidhje me protestën studentore. “Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’ju djegë vitin akademik studentëve, ai do njihet i plotë bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar që ka dhe do të ketë vetëm një përfundim, çlirimin e Shqipërisë nga oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat