Aksidentoi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi Vlonjat

Shqipëria

Aksidentoi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi Vlonjat

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 11:18
Vlorë

Arrestohet 29 vjeçari me inicialet A.B, i cili një natë më parë aksidentoi një këmbësor në qytetin e Vlorës.

Policia bëj të ditur se shtetasi me inicialet A.B, një natë më parë në ishte në drejtimin e një mjeti “Opel” dhe në rrugën “Anita Bitri” ka goditur një 28 vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I riu i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet ende në Spitalin e Vlorës.

Njoftimi i plotë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Policisë Vlorë pasi mbrëmjen e kaluar, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel” në rrugën “Anita Bitri” ka goditur shtetasin T.J., 28 vjeç, banues në Vlorë dhe është larguar nga vendi i aksidentit. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat