Tre raste të dyshuara me grip derri

Shqipëria

Tre raste të dyshuara me grip derri

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:08
Elbasan

Tre raste të dyshuara me grip derri janë dërguar për shërbim të specializuar nga spitali rajonal i Elbasanit drejt Tiranës. Përgjigja e analizave do të vërtetojë nëse në këtë rast kemi të bëjmë me këtë virus.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka zhvilluar një takim të zgjeruar ku ka kërkuar marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

I gjithë personeli shëndetësor është vaksinuar. Janë zhvilluar takime me nxënës në shkolla dhe të gjitha qendrat shëndetësore janë urdhëruar që të punojnë me orare të zgjatura, madje edhe të shtunën e të dielën. Për mjekët kjo është një situatë normale epidemike pasi në këtë muaj rritet kurba e të prekurve me grip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat