Tiranë, dy viktima nga gripi

Shqipëria

Tiranë, dy viktima nga gripi

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:27
Ilustrim

Numri i të prekurve nga gripi është rritur ndjeshëm, por më shqetësuese është situata me ata që janë prekur nga gripi dhe vuajnë nga komplikacionet e rënda. Në Sanatoriumin e Tiranës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë.

Në Sanatoriumin e Tiranës ka patur dy raste vdekjesh. Viktima që ka humbur jetën një natë më parë ka qenë i prekur nga gripi dhe më pas i është shtuar komplikacioni i pneumonisë akute. Personi i dytë që ka ndërruar jetë ka qenë sot rreth orës 10:30.

Mjekët nuk pranojnë se personat kanë ndërruar jetë për shkak të gripit, por konfirmojnë se sallat e reanimacionit janë të mbushura me pacientë të cilët janë të prekur rëndë nga gripi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat