Fëmijët me dy gjuhë të huaja. Instat: 17 mijë nxënës në të gjithë vendin

Shqipëria

Fëmijët me dy gjuhë të huaja. Instat: 17 mijë nxënës në të gjithë vendin

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Nxënësit

Melisa është një nga nxënëset më të mira të klasës, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhët e huaja.

Veç anglishtes që mëson prej një viti në shkollë, 9-vjeçarja ndjek paralelisht në kurs mësime për gjermanishten.

“Unë flas gjermanisht. Më pëlqen të mësoj edhe frengjishten, pasi më pëlqejnë këto gjuhët si gjermanishtja dhe frengjishtja që kanë atë theksin e h-së”, tregon Melisa.

Edhe Majra di dy gjuhë të huaja dhe ka kureshtje për të mësuar një të tretë: “Jam nxënëse e shkollës “Ali Demi”. Kam 4 vjet këtu. Unë flas dy gjuhë të huaja dhe kam dëshirë të mësoj edhe italishten”.

Pavarësisht se në shkollë deri në klasë të gjashtë nxënësit mësojnë vetëm një gjuhë të huaj, interesi i tyre për të ditur jo vetëm shqip sa vjen dhe rritet. Sipas INSTAT, mbi 17 000 nxënës të arsimit fillor flasin dy gjuhë të huaja dhe rreth 120 000 të tjerë kanë njohuri për një nga gjuhët e huaja.

“Në klasë të tretë fillon mësimi i një gjuhe të huaj që mund të jetë anglisht ose frengjisht, në klasa të ndryshme dhe nxënësit janë shumë të interesuar. Dhe në klasë të gjashtë pastaj fillon dhe e dyta e kemi dygjuhësi”, tregon mësuesja e anglishtes, Elvana Çoçoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat