Meta takim me banorët e Astritit, ja çfarë diskutuan

Shqipëria

Meta takim me banorët e Astritit, ja çfarë diskutuan

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:26
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një takim me një përfaqësi të banorëve të Astirit.

Gjatë këtij takimi banorët i kanë parashtruar një kërkesë Metës, ndërkohë që presidenti ka treguar se i ka ndjekur me vëmendje.

Meta theksoi se ka kërkuar prej kohësh një informacion zyrtar, ndërkohë që i garantoi banorëve se do të mbajë një qëndrim për të gjetur një zgjidhje në përputhje ligjore me kushtetutën.

Kujtojmë se banorët prej rreth tre muajsh po protestojnë për anulimin e projektit të Unazës së Madhe.

Pak ditë më parë firmosën një peticion ku kërkojnë ngritjen e një grupi hetimor për zbardhjen e projektit korruptiv.

Këtë peticion banorët do t'ia dorëzojnë Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat