Përdhunuan 13-vjeçaren Gjykata e Kavajës burg për 7 adoleshentë, shpall në kërkim një tjetër (Policia asnjë komunikatë për ngjarjen e rëndë)

Shqipëria

Përdhunuan 13-vjeçaren Gjykata e Kavajës burg për 7 adoleshentë, shpall në kërkim një tjetër (Policia asnjë komunikatë për ngjarjen e rëndë)

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 13:36
Ilustrim

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masën "arrest me burg" për 7 adoleshentë, të cilët akuzohen se përdhunuan një 13-vjeçare.

Ndërkaq, mësohet se është shpallur në kërkim edhe një 15 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjecare "Rilindja" në Kavajë, ndërsa policia ende nuk ka publikuar asnjë komunikatë për rastin në fjalë.

Adoleshentët mbi të cilët rëndon akuza e "marrëdhënie seksuale me të mitur" janë arrestuar një ditë më parë, ndërsa gjykata dha sot masën e sigurisë për ta.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se e mitura është përdhunuar në grup nga adoleshentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat