Politika përplaset, banorët e Astirit prej thuajse 3 muajsh vijojnë protestën

Shqipëria

Politika përplaset, banorët e Astirit prej thuajse 3 muajsh vijojnë protestën

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:35
Politika përplaset, banorët e Astirit prej thuajse 3 muajsh vijojnë protestën

E teksa politika shqiptare vijon përplasjen për projektin e Unazës së Madhe në Tiranë, ashtu si edhe ditët e tjera, kjo e dielë i ka gjetur banorët e “Astirit” në protestë.

Prej thuajse 3 muajsh, banorët protestojnë kundër projektit të dyshimtë të Unazës së Madhe dhe kërkojnë që shtëpitë e tyre të mos rrëzohen në tokë.

Nën thirrjet “e duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, banorët kanë protestuar për anulimin e projektit të Unazës. Protestuesit kërkojnë që përgjegjësit për projektin korruptiv të shkojnë përpara drejtësisë, ndërsa tubimit të tyre i janë bashkuar dhe deputetët e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat