Ligji për Arsimin e Lartë, Balla: Themeli që garanton sukses në cilësinë e universiteteve

Shqipëria

Ligji për Arsimin e Lartë, Balla: Themeli që garanton sukses në cilësinë e universiteteve

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:36
Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në takimin Sektorial për Arsimin e Lartë, ku diskutimet ishin fokusuar në Paktin për Universitetin, e cilësoi këtë të fundit si të bazuar tërësish të bazuar në Ligjin për Arsimin e Lartë, i cili sipas tij garanton sukses në cilësinë e Universiteteve.

“Pakti për universitetin është tërësisht i bazuar në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe ky ligj është themeli që garanton sukses në cilësinë e Universiteteve që ne duam të kemi në Shqipërinë Europiane”, – u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Balla e cilësoi Paktin për Universitetin si një fillim të rëndësishëm i një qasjeje krejtësisht të re përkundrejt universitetit, duke e cilësuar protestën e studentëve si momentin për të adresuar jo vetëm çështje të ngritura nga studentët por edhe më shumë se kaq.

“Ky është takimi i parë sektorial që zhvillojmë në kuadër të marrëveshjes që kemi mes Grupit Parlamentar dhe secilit prej ministrave dhe kemi zgjedhur jo pa qëllim që raportimi i parë në këtë takim sektorial ti dedikohet arsimit. Diskutimi në këtë takim është tërësisht i fokusuar te Pakti për Universitetin, i cili është një fillim i rëndësishëm i një qasje tërësisht të re përkundrejt Universitetit. Protesta e studentëve një moment i rëndësishëm për të adresuar jo vetëm çështje të ngritura nga studentët por edhe më shumë se kaq.

Diskutimi synon që të sqarojë dhe informojë studentë dhe pedagogë për disa nga çështjet e adresuara. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat