Spahiu, Ramës: Je kapur flagrant me grabitje, ke frikë nga zbërthimi i vjedhjeve të tua

Shqipëria

Spahiu, Ramës: Je kapur flagrant me grabitje, ke frikë nga zbërthimi i vjedhjeve të tua

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:58
Përparim Spahiu

Deputeti i LSI Përparim Spahiu deklaron se kryeministri Rama është kapur flagrant me grabitjen në Unazën e Re dhe se për këtë ai është në panik nga zbërthimi i vjedhjeve të tij dhe të qeverisë së tij.

Spahiu ka ironizuar Ramën për përpjekjet për të fajësuar Presidentin për dështimet e tij, ndërkohë që deputeti i LSI ka renditur një sërë dështimesh të kryeministrit.

 “Deri tani ke kapur të gjitha mediat...

Ke emëruar gjyqtarë e prokurorë që rrinë të tulatur para teje....

Kërkon të emërosh në krye të KLSH, një servil që të mos kontrollojë abuzimet e tua...

Je kapur flagrant me grabitje (unaza e re) dhe me punësime fiktive (burgjet)...

Ke krijuar tepsinë në çdo institucion....

Ke gënjyer minatorët, naftëtarët, banorët e Zharrëzës, pensionistët, të papunët, administratën etj.

Dhe tani fajin e ka Presidenti dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë...

Ti ke frikë nga e vërteta, ke frikë nga mendimi kundër, ke frikë nga zbërthimi i të gjitha vjedhjeve të qeverisë tënde...”, shkruan ne faqen e tij ne Facebook deputeti i LSI, Perparim Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat