Berisha hedh akuza të forta, ç'ndodhi me vajzën shqiptare që u përdhunua nga 12 veta

Shqipëria

Berisha hedh akuza të forta, ç'ndodhi me vajzën shqiptare që u përdhunua nga 12 veta

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 21:15
Sali Berisha

Abuzuan me të për dy muaj rresht, pasi kishin në dorë një video intime të saj dhe e shantazhonin se nëse ajo nuk kryente marrëdhënie me të, atëherë pamjet do t’i shkonin prindërve të saj.

Kjo është historia e një 14 vjeçare shqiptare nga Kavaja, e cila u përdhunua nga plot 12 adoleshentë të shkollës së saj, që kishin në dorë videon intime. Mbi rastin në fjalë, ish kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të rënda në drejtim të një sërë instancash, që sipas tij kanë mbrojtur përdhunuesit dhe jo të miturën shqiptare.

Berisha shkruan në rrjetin social se policia, drejtoresha e shkollës, prokurori dhe drejtoresha e arsimit kanë fshehur këtë krim makabër, duke u rreshtuar kësisoj në krah të përdhunuesve.

Shtet i perdhunuesve te Kakistokracise!

Miq, rreth 2 muaj me pare nje nxenese perdhunohet kolektivisht nga 8 apo dhe 16 nxenes dhe jo nxenes te shkolles “Rilindja” Kavaje. Krimin e dinin te gjithe por nuk flisnin sepse shteti ishte i perdhunuesve.

Prinderit e vajzes denoncuan krimin e shemtuar ne polici, por me kot.

Drejtori i policise apo narkokomisari i Kavajes dhe narko policia heshti. Ata qendruan ne anen e perdhunuesve. Perdhunuesit jane tanet!

Sherbimi i inteligjences se policise e mori vesh dhe raportoi por eproret ishin ne anen e perdhunuesve.

Sherbimi informativ Kavaje e mori vesh dhe informoi qendren, eproret e tij informuan ministrat e arsimit dhe rendit si dhe kryeministrin por perseri keta qendronin ne anen e perdhunuesve. Vae Victis, Mjere Viktima!

Drejtoresha e shkolles Deje Qarri heshti sepse edhe ajo ishte ne anen e perdhunuesve.

Vellai i saj Ed Qarri, prokuror heshti sepse ishte ne anen e perdhunuesve.

Drejtoresha e arsimit Sonila Peza heshti dhe fshehu krimin se perdhunuesit jane tanet, pra ishte ne anen e perdhunuesve.

Miq, jo te gjithe keta jane vet perdhunues apo te perdhunuar por per te gjithe keta, sojin e tyre te peshtire, ne shtetin e perdhunuesve, perdhunimi nuk eshte krim. Per sojin e tyre te felliqur femija, nderi, morali njerezor nuk ekziston.

A nuk ishte ish kreu i bashkise se tyre Rroshi me pese emra i denuar per perdhunim?

A nuk ishte krye krye kreu i tyre Edvini qe mbronte me krenari kryetarin e tyre te bashkise perdhunues?

Pra ne shtetin e perdhunuesve perdhunimi nuk eshte krim dhe kjo quhet kakistokraci apo regjimi me i keq mbi toke. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat