Shqiptarët vijojnë “të vdesin” për makinat

Shqipëria

Shqiptarët vijojnë “të vdesin” për makinat

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 23:29
Foto ilustruese

Gëzimi ka një pikë riparimi biçikletash në Tiranë, i cili prej më shumë se 30 vitesh e bën këtë punë me shumë pasion. Ai thotë se në ditët e sotme njerëzit e neglizhojnë përdorimin e biçikletave duke përdorur më shumë automjetet.

Gëzim Garunja, riparues biçikletash: “Po vijnë në shtim, por brezi i parë ka marrë biçikleta në përdorim dhe vazhdon akoma, arsyeja pse kanë qejf më shumë makinat, që mos ta lagë shiu ka shumë faktorë. Por shitje këtu nuk ka, që njeriu të ecë në shi, diell e breshër. Këtu e mbajnë për në verë”.

Gjatë bisedës Gëzimi na tregon se puna e riparimit të biçikletave është e lodhshme dhe e mundimshme, por kjo punë i sjell atij të ardhura për të mbajtur familjen.

Gëzim Garunja, riparues biçikletash: “Po të jesh usta i mirë e mos bësh hile, ta përcaktosh punën ta dish ku i dhemb. Është si punë doktori”.

Sipas tij të pedalosh është shumë herë më e shëndetshme dhe mbi të gjitha biçikleta të mbaron punë, kjo pasi edhe korsitë e dedikuara në kryeqytet janë një avantazh

Gëzim Garunja, riparues biçikletash: “Jo ke ne, por në botë ai që ka kulturë bicikletën është njeri. Unë kam që në ‘71 që eci dhe nuk e kam ndërpre fare”.

Aktualisht Bashkia e Tiranës në punimet që po kryen për sistemimin e infrastrukturës, një vemendje të veçantë i kushton edhe korsive të dedikuara për biçikletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat