Pedagogët e Shkencave Sociale në grevë, Arlind Qorri: Po bëhet presion

Shqipëria

Pedagogët e Shkencave Sociale në grevë, Arlind Qorri: Po bëhet presion

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:40
Arlind Qorri

Në fakultetin e Shkencave Sociale sot nuk bëhet mësim.  Pedagogët e këtij fakulteti kanë nisur grevën e tyre pa afat deri në plotësimin e kërkesave që ata kanë drejtuar qeverisë. Ndërkohë sot paradite atje ndodhet dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili mbajti fjalën e tij.

Pedagogu Arlind  Qorri i bën thirrje dhe asambleve të fakulteteve të tjera për tiu bashkuar kësaj greve për të ushtruar presion ndaj qeverisë e cila duhet të anulojë ligjin e arsimit të lartë si dhe të plotësojë kërkesat e studentëve.

Arlind Qorri: "Javën e kaluar ishte vendimi i studentëve dhe ne jemi solidarizuar me ta. Sot ne si asamble universiteti kemi vendosur të hyjmë në grevë pa afat deri në rrëzimin e ligjit, dhe plotësimin e kërkesave të studentëve.  Shpresojmë që fakultetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Ne të drejtën e kemi me vete. Sot kemi mundësinë të kemi edhe fuqinë me vete."

Po u bëhet presion pedagogëve - Pedagogu Arlind Qorri thotë se pedagogëve p u bëhet presion me vendet e punës dhe rrogën

Arlind Qorri:  "Presionet janë të shumta edhe brenda fakultetit të shkencave sociale. Ka kolegë që i kujtojnë rrogën dhe vendin e punës. Apo studentëve që u kujtojnë notën.

Po kush po bën presion?

Arlind Qorri: "Janë struktura të dhenshme apo nëndheshme të  qeverisë dhe partive, por ne nuk duhet të kemi frikë. Njeriu ka frikë kur është vetëm, në momentin kur jemi bashkë ne u kallim frikëm atyre."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat