Ish-naftëtari në Fier, pa tokë. As s’e mbjell, as nuk dëmshpërblehet

Shqipëria

Ish-naftëtari në Fier, pa tokë. As s’e mbjell, as nuk dëmshpërblehet

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Marinza Irakli Gjata

Prej dy vitesh, ish-naftëtari nga Marinza Irakli Gjata nuk regjistron dot tokën e tij në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier.

“Janë 4 dynym tokë këtu në këtë parcelë, tokë të cilën e kam marrë në vitin 1991 kur janë ndarë tokat. E kam shfrytëzuar me grurë, misër, jonxhë, fasule etj.. Toka ime kufizohet nga 3 puse. E kanë shënuar gabim sikur toka ndodhet në kodër”, thotë ish-naftëtari.

Toka ndodhet në zonën naftëmbajtëse të Marinzës dhe shfrytëzohet nga kompania “Bankers Petroleum”. Por, Irakliu nuk mund të marrë as paratë e dëmshpërblimit, për tubacionin që kalon në tokën e tij.

“E ndërtuan tubacionin, por nuk më dhanë dëmshpërblim, për arsye se thanë që donin një firmë nga kryetari i bashkisë. Kryebashkiaku më thotë se, pasi e ka verifikuar që toka është imja, nuk e firmos dot sepse ka një gabim. Ose ka njeri tjetër mbi mua, që e ka marrë tokën dhe nuk tregon njeri, ose ma kanë dhënë tokën gabimisht. Unë s’e kam dashur tokën këtu, harxhova lek për këtë”, tha Irakli Gjata.

I lodhur nga dokumentet zyrtare dhe endjet pa fund në zyra, ish-naftëtari kërkon një mundësi që të rikthehet të shfrytëzojë tokën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat